top of page
Lush Green Foliage
IMG_2288 final.jpg

A po kërkoni diçka të personalizuar dhe unike? Mund t'i sjell në jetë idetë tuaja përmes kompozimeve të fuqishme dhe paletave mahnitëse të ngjyrave! Zgjidhni art me porosi që përfshinë ilustrime shkencore, art klasik dhe dizajn.

Unë ofroj një shërbim të sinqert, efikas dhe konfidencial, me nivelin tuaj të dëshiruar për sa i përket përfshirjes në proçesin krijues. Më kontaktoni dhe do t'ju përgjigjem brënda 48 orëve.

Figurë shkencore

Për artikuj kërkimorë, përmbledhje literaturash, aplikime për fonde, disertacione, teza doktoraturash, postera/prezantime konferencash.

 £150 – £250 ​

(Çmimi për çdo figurë; përfshin kostot e materialeve, skicat paraprake, mbledhjet dhe montimin dixhital)

Pikturë Bojë Vaji e Vogël

Një dhuratë e përkryer për ditëlindje, përvjetorë, ngjarje të jetës, loja 'Santa Klaus Sekret', apo dekor për shtëpinë dhe zyrën. Përfshinë kavaletin e vogël prej druri.

 £15 / £30 ​

(Çmimi për çdo pikturë; 9 x 7 cm / 12 x 16 cm)

Ilustrim Shkencor

Për studiuesit akademikë dhe joakademikë (përfshirë studentët dhe të pavarur) të cilët kanë nevojë për diagrame dhe figura për të shpjeguar zbulimet e tyre, procedurat eksperimentale, literaturë, pjesë opinioni dhe hipoteza.

Arti dhe Dizajn

Për këdo që ka një ide apo temë që do të dëshironte ta zhvillonte në një krijim artistik si një pikturë, një ilustrim për një libër, një logo, një dizajn tatuazhesh, një infografikë, kopertinë promovuese dhe më shumë.

Pikturë Bojë Vaji Mesatare

Një madhësi ideale për portrete kafshësh shtëpiake, portrete çiftesh dhe individuale, peisazhe, vënde të paharrueshme dhe natyrë e qetë. Përmasat tipike: ~ 30 x 40 cm

 £250 – £350 ​

(Çmimi i pikturës varet nga kompleksiteti; përfshin kostot e materialeve, skicat paraprake dhe takimet)

Pikturë Bojë Vaji e Madhe

Një madhësi e mirë për kompozime me shumë elementë, koncepte të detajuara dhe peisazhe të gjëra. I përshtatshëm për mure theksues, salla dhe hapësira të gjëra. Përmasat tipike: 60 x 80 cm e më lart.

 From £550+ 

(Çmimi i pikturës varet nga kompleksiteti; përfshin kostot e materialeve, skicat paraprake dhe takimet)

Pikturë me Bojëra Uji/Gouache

Delikate dhe klasike. Zgjidhni midis bojrave gouache (me ngjyrë që ka patejdukshmëri të lart) ose bojëra uji (më transparente dhe të shplara).

 £10 / £60 / £110 / £200+ ​

(Çmimi për çdo pikturë: A6 [kartolinë] / A5 / A4 / A3 & A2, varet nga kompleksiteti; përfshin kostot e materialeve, skicat paraprake dhe takimet)

Logoja HiFeed LinkedIn Green 3.png

Logo

Dizenjuar në fushën fizike; transpozuar në sferën dixhitale. I përshtatshëm për bizneset fillestare, organizatat jofitimprurëse, komanitë, marketingu për konferenca dhe grupet kërkimore akademike.

 £150 ​

(Çmimi përfshin kostot e materialeve, skicat paraprake, mbledhjet dhe montimin dixhital)

Vizatim me Lapsa me Ngjyra

Veçanërisht i përshtatshëm për tema botanike dhe shtazore. Përzierjet e ngjyrave arrihen përmes shtresave të shumta që aplikohen ngadalë.

£10 / £60 / £250 / £350+ ​

(Çmimi për çdo vizatim: A6 [kartolinë] / A5 / A4 / A3 & A2, varet nga kompleksiteti; përfshin kostot e materialeve, skicat paraprake dhe takimet)

Vizatim me bojë

Punime artistike të detajuara me kontrast të lartë. Boja pigment është e papërshkueshëm nga uji. Një zgjedhje e mirë për portrete minimaliste dhe ilustrime librash.

£10 / £30 / £50 / £150+ ​

(Çmimi për çdo vizatim: A6 [kartolinë] / A5 / A4 / A3 & A2, varet nga kompleksiteti; përfshin kostot e materialeve, skicat paraprake dhe takimet)

Politika e privatësisë

Të gjitha pyetjet: art.by.besiana@gmail.com

Kushtet e përdorimit

  • Instagram
  • X
  • LinkedIn

© 2022–2026 Besiana Ltd. 
Zyra në regjistër: 71-75, Shelton Street, Covent Garden, London, WC2H 9JQ, United Kingdom  |  no. 14332162

bottom of page