

BESIANA është projekti krijues i Dr Besiana Sinanaj, një artiste dhe biologe eklektike me një dashuri të madhe për kulturat dhe ekosistemet e ndryshme.
Misioni i saj është të prodhojë art që: (i) u sjell njerëzve gëzim duke i ndihmuar ata të lidhen me natyrën, (ii) i bën konceptet shkencore të aksesueshme dhe (iii) nxjerr në pah çështjet globale në mënyrë që të inkurajojë diskutime progresive.
Një Grua Rilindase e Ditës Sotme
E lindur në Shqipëri, por e rritur në tropikun e gjelbërt, zonat e buta dhe shkretëtirën përvëluese, Besiana themeloi kompaninë e saj në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa ndiqte karrierën e saj shkencore.
Çfarë ju motivon të krijoni?
Është kryesisht një impuls i brendshëm. Fillova të vizatoja në moshën 2-vjeçare dhe... nuk kam ndalur! Më bënë të lumtur. Ndihem e përmbushur kur një vepër arti del nga majat e gishtave të mi, dhe sigurisht, është një kenaqësi kur shoh se si arti im rezonon me njerëzit.
Si e keni zhvilluar karrierën tuaj deri tani?
Gjatë vitit të dytë në universitet, vendosa që kontributi shoqërorë i jetës sime do të ishte i përbërë nga dy gjëra: të ndihmoja që të arrihej siguria ushqimore mbarë botës dhe t'u jepja njerëzve gëzim përmes artit tim. Që atëherë, këto dy synime i kam mbajtur në krye dhe rruga ime e karrierës më ka çuar në mjedise optimale për t'i arritur ato. Gjeta mënyra për të integruar artin në shkencë gjatë doktoraturës sime në Biologji dhe roleve pasuese si shkencëtare. Me kalimin e kohës, e fillova kompaninë time në vitin 2022 për të zgjeruar kontributin tim artistik në shoqëri.
Nga vjen frymëzimi për veprat tuaja artistike?
Vjen nga përvojat e mia të jetës, bisedat, udhëtimet, letërsia dhe njohuritë e mia nga fusha shkencore. Për sa i përket lëvizjeve të artit, më frymëzojnë 'Pre-Raphaelitët,' 'Art Nouveau' dhe 'Art Deco,' veçanërisht se si ata e paraqesin femrën dhe se si përdorinë elemente të dizajnit.
Si do ta përshkruanit stilin tuaj artistik?
I gjithanshëm, i detajuar dhe, ku përfshihet ngjyra - i gjallë. Jam autodidakt dhe punoj me materiale të ndryshme.
Si e parashikoni të ardhmen e BESIANA-s?
Në kapacitetin e plotë operativ, kompania ime do të ofrojë piktura origjinale, printime, veshje dhe pajisje shtëpiake. Produktet do të jenë në shitje në tregje të përkohëshme, ekspozita, në dyqane dhe në internet. Në fund të ditës, due që arti im të ketë një ndikim pozitiv në sa më shumë shtëpi, vende pune dhe institucione që të jetë e mundur!

