top of page
Lush Green Foliage
Search
  • Writer: Besiana Sinanaj
    Besiana Sinanaj
  • May 14
  • 2 min read

Ishte një nder i madh që u përzgjodha për edicionin e VII të Bienales së Artit të Londrës, e cila u zhvillua nga 16 deri më 20 korrik 2025. Mund të them me gjithë zemër se debutimi im në një ekspozitë ndërkombëtare të artit ishte i këndshëm dhe më mësoj shumë!


Vërtet u trondita ditën e hapjes kur mbërrita në Chelsea Old Town Hall. Një radhë tepër e gjatë më ra në sy në King's Road dhe pyeta veten: për çfarë vallë po rreshtohen këta njerëz?... Qesha kur mora vesh se ishte për ekspozitën! Më kujtoi rradhën tek muzeu i Vatikanit - e njëjta pritje pa durim për të parë thesaret brënda.


Brënda sallës, veprat e artit ishin organizuar bukur dhe shumëllojshmëria e temave, materialeve dhe kompozimeve bënte që të kishte diçka për çdo shije. Kuratorët bënë një punë të shkëlqyer. Jam e sigurt se bisedat entuziaste mes artistëve dhe të ftuarve të tyre ishte arsyeja që temperatura e sallës po ngrihej në qiell.



Chelsea Old Town Hall gjatë ditës se hapjes së ekspozitës. Atributë: Liz Isles Photography.
Chelsea Old Town Hall gjatë ditës se hapjes së ekspozitës. Atributë: Liz Isles Photography.

Unë paraqita ‘80 Kelvin: Journey of a Scientist’ [80 Kelvin: Udhëtimi i një shkencëtari], një pikturë me bojë vaji që eksploron kureshtinë dhe brishtësinë në botën e punës kërkimore akademike. Piktura paraqet një moment surreal që shpaloset në 80 Kelvin - temperatura që funksionon mikroskopi krio-elektron - ku një shkencëtar i veshur me trikon e tij të preferuar, mbështetet dhe reflekton. Kjo pikturë është shitur dhe ndodhet në një koleksion privat.



Besiana përkrah pikturës së saj, '80 Kelvin: Journey of a Scientist.'
Besiana përkrah pikturës së saj, '80 Kelvin: Journey of a Scientist.'

Gjatë natës së hapjes, pata kënaqësinë të flisja me disa artistë për punën dhe rrugëtimin e tyre në botën e artit. Kaq shumë ngjashmëri, por edhe dallime, me rrugëtimin tim artistik. Diskutimi më befasues ishte në Galerinë Gagliardi ku më pyetën se çfarë ngjashmërish shoh midis sistemeve në biologji dhe sistemeve në art. Eksplorimi i këtyre lloj pyetjeve me një gotë vere në dorë më kënaq jashtë mase. Sa gjynah që duhet të kapja trenin herët...


Shumë dashuri për të gjithë miqtë dhe familjen time që vizituan ekspozitën dhe udhëtuan larg e gjerë për të festuar me mua në një piknik në Hyde Park.

  • Writer: Besiana Sinanaj
    Besiana Sinanaj
  • May 14
  • 1 min read

Në Zodiakun Kinez, viti 2026 lidhet me energji të lartë, pavarësi, krijimtari, pasion dhe ndryshime të mëdhaja. Ata që kanë lindur në vitin e Qenit parashikohen të përjetojnë shumë pasuri dhe begati...


Padyshim, po lundroj hipur mbi një valë të zjarrtë. Me kënaqësi ju paraqes logon e re të kompanisë sime – një bletë punëtore, si dhe faqen time të internetit, të rinovuar. Veprat e mia origjinale tashmë janë në shitje dhe kam zgjeruar llojet e artit me porosi që ofroj, me çmime të përcaktuara. Arsyeja që kam filluar këtë blog është që t'ju mbaj në dijeni mbi veprat e mia më të fundit artistike, aktivitetet e mia brenda dhe përtej mureve të studios dhe produktet e reja të artit kur t'i bëjë të disponueshëm. Mbajini sytë hapur për të paktën një postim blog-u çdo sezon! 🌷🌞🍂❄️



Një perëndim i zjarrtë mbush qiellin mbi një fushë në Oxford.
Një perëndim i zjarrtë mbush qiellin mbi një fushë në Oxford.



Politika e privatësisë

Të gjitha pyetjet: art.by.besiana@gmail.com

Kushtet e përdorimit

  • Instagram
  • X
  • LinkedIn

© 2022–2026 Besiana Ltd. 
Zyra në regjistër: 71-75, Shelton Street, Covent Garden, London, WC2H 9JQ, United Kingdom  |  no. 14332162

bottom of page